Gazeta Si – Spanja ka fituar për herë të parë Ligën e Kombeve. berikët mposhtën Kroacinë në finalen e Roterdamit, ku u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Koha e rregullt dhe 30 minutat shtesë përfunduan me rrjeta të paprekura, 0-0.
Kroacia e Zllatko Daliç ishte shumë afër trofeut të Ligës së Kombeve, por nuk pati fat te ‘ruleta’ e penalltive. Nga 6 penallti që gjuajtën secila skuadër, kroatët gabuan dy herë me Majer dhe Petkoviç, të cilët u ndalën nga portieri Unai Simon, ndërsa Spanja gaboi vetëm me Laporte.
Finalja ishte përgjithësisht e ekuilibruar, por nuk munguan rastet për shënim. Shansin më të mirë e pati Ansu Fati afër fundit të kohës së rregullt, por gjuajtja e tij nga afër portës u ndal nga Perisiç.
Në fund fati i buzëqeshi skuadrës së drejtuar nga De la Fuente. Për Spanjën shënuan me penallti Joselu, Rodri, Merino, Asensio dhe Karvahal. Për Kroacinë u treguan të saktë Vlasiç, Brozoviç, Modriç dhe Perisiç. Në gjysmëfinale Spanja kishte eliminuar Italinë, kurse Kroacia Holandën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




