Nga Gazeta 'Si'- Euro 2024 ka hyrë në fazën finale të saj, teksa mbrëmjen e sotme do të mësohet dhe finalisti i parë i kompeticionit.
Spanja do të ndeshet në orën 21:00 me Francën, në një takim që pritet të dhurojë spektakël dhe emocione për të gjithë futbolldashësit në kontinentin e vjetër, por edhe më gjerë.
Iberikët vijnë të gjymtuar në këtë takim pas eliminimit të Gjermanisë dhe me mungesa të rëndësishme, teksa “Gjelat” kanë në dispozicion të gjithë organikën, pavarësisht minutave të shumta që lojtarët kanë në këmbët e tyre pasi dy ndeshjet e fundit kanë shkuar me shtesë.
Takimi do të zhvillohet në Allianz Arena, ku pritet që të 66 mijë vendet e stadiumit të jenë plot.
Për këto skuadra do të jetë dueli i 34-t në historinë e tyre. 16 herë ka fituar Spanja teksa Franca 13 herë të tjera, teksa 5 ndeshje janë mbyllur në barazim.
Nesër në të njëjtën orë do të luhet dhe gjysmëfinalja tjetër mes Anglisë dhe Holandës për të përcaktuar dhe finalisten tjetër që do të ndeshet për Kupën e Evropës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.