Në fundjavë do të zhvillohet e fundit nga tre garat rradhazi në botërorin e Formula 1. Skuadrat dhe pilotët do të zhurmojnë në cirkuitin katalanas në “Spanish Grand Prix”. Një event që për 9 vitet e fundit është dominuar nga vetëm dy pilotë e njëkohësisht dy skuadra. Po flasim për Leëis Hamilton që e ka fituar në 5 raste (2017-2021) dhe Max Verstappen që pas triumfit në vitin 2016, ai u kthye të dominojë vitet 2022-2024.

Mirëpo në vitin 2016, holandezi i Red Bull bëri historinë. Në Spanjë ai rregjistroi fitoren e parë në Formula 1, në moshën 18 vjeç 7 muaj e 15 ditë, piloti më i ri që fiton një garë në F1. Nga 10 të parët në këtë klasifikim, vetëm 4 prej tyre nuk garojnë më: Jacky Ickx, Robert Kubica, Kimi Raikkonen dhe Bruce Mclaren. Red Bull ka rekordin e dyë pilotëve më të rinj fitues në histori, pas Verstappen, renditet Vettel.

Provat Zyrtare në Barcelonë janë shumë të rëndësishme kjo për faktin se 91.18% e garave të zhvilluara deri tani, janë fituar nga pilotë të renditur në dy vendet e para. E thënë ndryshe rradha e parë e nisjes vendos shumë për mbarëvajtjen e garës. Ndërsa një tjetër fakt qe e veçon garën spanjolle është se aty janë parë në podium Senna, Schumacher dhe Prost, në vitin 1993.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.