Gazeta Si – Largimi i trajnerit Roberto Mançini nga Italia i kapi të gjithë në befasi. Kandidatët kryesorë për të zënë vendin e tij janë Luçiano Spaleti dhe Antonio Konte. Për të zgjidhur çështjen e Spaletit me Napolin mund të ndërhyjë Federata Italiane e Futbollit.
Mançini ka thënë se ka dhënë dorëheqjen për arsye personale, por duket se ai joshet nga Arabia. Ky vendim i tij është konsideruar një absurditet nga opinioni sportiv italian, në një moment fare të papërshtatshëm për futbollin italian. Megjithatë, tashmë gjithçka është bërë fakt i kryer dhe Federata Italiane po kërkon trajnerin e ri.

Luçiano Spaleti dhe Antonio Konte janë dy kandidatët kryesorë. Favorit është Spaleti, që taktikisht do të kishte vazhdimësi me 4-3-3-shin e Mançinit. Por ka një problem, që lidhet me klauzolën prej 3 milionë eurosh, që deri në janar e lidh trajnerin me Napolin. Presidenti i Federataës italiane gjithsesi shpreson ta zgjidhë këtë problem me presidentin e Napolit, De Laurentis.
Konte në anën tjetër do të sillte eksperiencën dhe karizmën, duke karikuar një grup lojtarësh që është trazuar disi nga rënia e fundit. Ai ka qenë më parë trajner i Italisë dhe është në dispozicion të kauzës ‘axurre’. Nëse bie pista Spaleti, Konte do të pranonte me kënaqësi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




