Nga Gazeta Si - Me kërkesën e SPAK, Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka vendosur sekuestro preventive ndaj dy vilave të Monika Kryemadhit dhe Fatime Kryemadhin që ndodhen në Kodrën e Diellit.
Mbi bazën e kërkesës së SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përmes vendimit nr.640 të datë 15 nëntor 2024, ka vendosur masën e sigurimit pasuror ‘Sekuestro preventive’ për dy prona në pronësi të shtetasve F.K dhe M.K.
Kjo masë vjen si vijim i veprimeve hetimore dhe proceduriale që lidhen me Kryemadhin dhe nënën e saj.
Pasuritë e sekuestruara janë:
Ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe;
kati përdhes, 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë;
kati nëntokë 139 m2,
kati i parë 79 m2,
kati i dytë 51 m2, verande kati i dytë 27.9 m2 – në pronësi të shtetases F.K., me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.
Ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe;
kati përdhes 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë,
kati nëntokë 139 m2,
kati i parë 79 m2,
kati i dytë 51 m2, verandë kati i dytë 27.9 m2, në pronësi të M.K. me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme është ekzekutuar nga policia gjyqësore në datat 19 dhe 20 Nëntor 2024, duke vendosur bllokimin e pasurive në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe duke ua komunikuar këtë vendim pronarëve të pasurive.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.