Drejtësia

SPAK përgjoi mbi 1600 persona të dyshuar për korrupsion dhe krim të organizuar gjatë 2021

SPAK ka përgjuar përgjatë vitit të kaluar mbi 1600 persona, për akuzat e pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe korrupsion.

Shifra del në raportin vjetor që SPAK ka dorëzuar në Kuvend dhe në Këshillin e Lartë të Prourorisë.

Sipas këtij raporti, nga gjithë përgjimet ndaj 179 personave është marrë masa e arrestit për akuzat që janë nën kompetencën e prokurorisë së posaçme.

Përgjimet e SPAK janë kryer thuajse të gjitha pas datës 24 mars, kur siç theksohet në raport u vu në punë zyra e përgjimit dhe bërthama komanduese elektronike. Stafi i zyrës së përgjimit është shtuar në 16 persona.

Ndërkohë, për llogari të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, gjatë vitit 2021, janë përgjuar 3412 persona, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë