Gazeta Si – Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar dosjen për gjykim për ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka. Bashkë me Zekën, në akuzë janë dhe dy punonjësit e policisë, Sokol Novaku dhe Edison Tabaku.
SPAK ka marrë të pandehur edhe shtetasit E.V. dhe B.B. Dosjen me akuzat e korrupsionit pasiv dhe aktiv të funksionarëve të drejtësisë, do të gjykohen nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Ngjarja daton më 16 prill 2025, kur në Tiranë ndodhi një aksident, në të cilën u përfshinë dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, pati të lënduar, ku vetëm nga një prej makinave të pestë personat u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Në automjetin tjetër ndodhej vetëm drejtuesja, shtetasja A.V. Sipas SPAK, bashkëshorti i saj, E.V., ka siguruar shumën prej 2 mijë euro, që i është dorëzuar punonjësve të policisë, të cilët kanë kërkuar këto para.
Roven Zeka erdhi në krye të komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë në dhjetor të 2024, pasi më herët kishte shërbyer në qytetin e Elbasanit.
Ai ishte pjesë e trupës që ripërtëriu 48 drejtuesit e komisariateve në vend sipas modelit të emërimit me konkurrim, që u aplikua për herë të parë pas ndryshimeve ligjore dhe pas emërimit të Ilir Prodës në krye të Policisë së Shtetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



