Drejtësia

Hetimet për 21 janarin / Gruaja e Aleks Nikës 3 orë në SPAK: Dhashë fakte të reja. Mark Nika: Të hetohet zinxhiri komandues

Xhaxhai dhe bashkëshortja e Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë gjatë protestës së 21 Janarit 2011 janë paraqitur në SPAK ditën e sotme, 5 ditë pasi Prokuroria e Posaçme regjistroi nisjen e hetimit për çëshjtjen.

Dy anëtarët e familjes Nika janë thirrur për të dhënë deklarime në lidhje me kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika kundër ish-kryeministrit, Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm, Lulëzim Basha dhe ish-kreut të Gardës, Ndrea Prendi.

Rajmonda Nika, gruaja e Aleks Nikës, një nga 4 protestuesit e vrarë më '21 janar', ka dëshmuar për më shumë se 3 orë në SPAK.

"Dhashë sqarime dhe disa fakte të reja" tha ajo pasi doli nga SPAK.

Gruaja që insistoi deri në Gjykatën e Strasburgut për hetimin e 21 janarit nga SPAK si vrasje shtetërore, është paraqitur para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit te henen ne mengjes.

"Ka 13 vite që luftojmë për të vërtetën. Fajtorët para gjyqit" tha Mark Nika (xhaxhai i viktimës)

'Hetimi do të shikojë dhe kush i fshiu provat. Po të mos ishte Strasburgu cështja nuk do të hetohej. Përgjegjësia duhet kërkuar tek kryeministri dhe ministri i Brendshëm i kohës. Kush ka qëlluar në njerëz të gjithë të përgjigjen për vrasje në bashkëpunim"  tha Mark Nika. 

Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të të ndjerit, të cilët kërkonin që këtë çështje ta hetonte SPAK.

Alfred Shehu është prokurori i posaçëm, i cili do të hetojë çështjen e 21 janarit.

Me poshte intervistat e plota per mediat

Rajmonda Nika: Më pyetën se si ka vijuar çështja dhe si e kanë regjistruar në vazhdimësi… se si do të vazhdojë.

Konkretisht për çfarë?

Rajmonda Nika: Për çështjen në tërësi

Depozitove të dhëna, prova?

Rajmona Nika: Jo, dhashë disa fakte disa gjëra, por jo

Cilat fakte?

Rajmonda Nika: Nuk mund t’i bëj të ditur

Çfarë provash të reja keni depozituar, përveç kasetës?

Mark Nika: Po kemi, do t’i jepen SPAK-ut. Të hetohet zinxhiri komandues siç ka vendosur Strasburgu, pa Strasburgun dhe GJL nuk do kishte drejtësi. Si mundet të vrasin njerëz në Bulevard se kanë ardhur në protestë? Komanda, me kryeministrin e kohës dhe ministrin e Brendshëm të kohës. Duan që “21 Janarin” ta heqin nga kalendari, ne luftojmë vetëm për të vërtetën.

Iu luta që të respektohen të gjitha procedurat, sepse çështja është shumë e thjeshtë për ta hetuar. Del zëri në kasetë. Hetimi duhet të shkojë dhe kush i fshiu provat. Do thërriten dhe familjarë të tjerë, kanë bërë një plan hetimi që buron nga Strasburgu.

Nëse nuk dënohet zinxhiri komandues, nuk quhet dosje e zbardhur. Përgjegjësia duhet kërkuar te kryeministri i  kohës, ministri i brendshëm dhe komandanti i kohës. Kanë deformuar edhe plumbin e Aleksit në kokë. Të gjithë do përgjigjen për vrasjen në bashkëpunim. Kush ka gjuajtur do përgjigjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë