Gazeta Si – Në një operacion në Doganën e Vlorës nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Drejtoria Vendore, si dhe nga SPAK, janë shoqëruar disa punonjës të dyshuar për kontrabandë, ndërsa kanë marrë pjesë 15 policë, të cilët kanë zhvilluar kontrolle në kamionë.
Mësohet se operacioni i policisë ka zgjatur rreth 60 minuta, ndërsa janë kryer kontrolle edhe brenda doganës.
Policia ka ndaluar kamionë në doganë, që nga pesha ka rezultuar mbi kapacitetet e përcaktuara.
Mësohet se policia ka marrë informacione në rrugë operative dhe kanë shkuar mbi 15 efektivë të veshur civilë dhe me makina të pa loguara për të fshehur identitetin e tyre.
Shoqërimet janë bërë për shkak se ka kaluar një kamion me mallra kontrabandë pa u raportuar, i cili ka pasur mallra me shumë në ngarkesë se ç’është raportuar.
Po hetohet kush nga punonjësit që kanë pasur turnin ka neglizhuar detyrën dhe ka lejuar kamionin të kalojë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




