Drejtësia

SPAK mbyll hetimet për dosjen ‘Plumbi i Artë’, pritet t’i komunikohet akuza Nuredin Dumanit dhe të tjerëve

Gazeta Si- SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen “Plumbi i Artë”, ku rreth 1 vit e gjysmë më parë gjatë operacionit me të njëtin emër, u goditën katër grupe kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni, SPAK ka firmosur 32 urdhër-arreste, nga të cilat 19 janë ekzekutuar.

Sipas burimeve paraprake, pritet që dosja të kalojë për gjykim në GJKKO, dhe seancat për këtë çështje të nisin gjatë muajit shtator.

Hetimi penal i regjistrurar në prill të këtij viti pas arrestimit të Nuredin Dumanit dhe mikut të tij Henrik Hoxhaj nxori në dritë vlera që shkonin nga 30 mijë në 500 mijë euro për ekzekutime, teksa pritet të shtrihet edhe në ngjarje të tjera që janë rrëfyer nga bashkëpunëtorët.

Dëshmitë e dhëna për hetuesit nga dy të penduarit, kanë dokumentuar sipas SPAK deri më tani 18 ngjarje kriminale që datojnë që prej vitit 2011 në Shqipëri, vjedhje e atentate për të cilat janë paguar vlera monetare shumë të larta.

Nuredin Dumani, personazhi i cili ishte ura lidhëse e disa grupeve kriminale, nxori emra të fuqishëm të botës së krimit, si Suel Çela, Ervis Martinaj, Florenc Çapja, Talo Çela, Kamber Mehja, si porositës të disa krimeve, me vlera monetare që shkonin nga 30 mijë deri në 500 mijë euro.

Mësohet se SPAK ka hequr dorë nga bashkëpunimi mes dy të penduarve Henrik Hoxhaj dhe Klevis Alla, pasi dëshmia e tyre është konsideruar si jo e sinqertë.

Për 12 personat e tjerë të cilët janë shpallur në kërkim lidhur me këtë çështje, referuar procedurës do vijojë kërkimi i tyre policor për gati 1 vit, e nëse autoritetet nuk mundin t’i arrestojnë atëherë ndaj tyre do nisë procesi në mungesë.

Të arrestuar gjatë operacionit 'Plumbi i Artë"

Nuredin Dumani, 35 vjeç 
 Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
 Altin Ndoci, 35 vjeç
Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
Skerdi Tasi, 31 vjeç
Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
Ilirian Feci, 47 vjeç
Enver Diva, 43 vjeç
Besjan Xhixha, 31 vjeç
Ardjan Uzuni, 56 vjeç
Leonard Palushi, 41 vjeç
Gentian Sharra, 48 vjeç
Fatos Gosa, 54 vjeç
Florenc Çekrezi, 35 vjeç
Petrit Qoli, 51 vjeç
Agron Qoli, 52 vjeç
Agron Qafa, 48 vjeç
 Asllan Plaku, 30 vjeç

Të akuzuarit që janë në arrati
Ervis Martinaj
Florenc Çapja
Talo Çela
Festim Qoli
Alban Bengasi
Elvin Merlika
Alket Xhixha
Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
Agron (Kamber) Mehja
Aleks Çela alias (Tom Qorri)
Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
Abedin Mama (Dine Çami)


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë