Ka ndodhur

SPAK liron ekuipazhin e anijes me qymyr, ku u gjetën 59 kg kokainë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka liruar ekuipazhin e anijes që erdhi nga Kolumbia, ku u gjetën 59 kg kokainë brenda qymyrit.

Shoqëria “MS Unistream & CO. KG”, që i përket anijes me qymyr që u kap në Portin e Durrësit me 59 kg kokainë, disa javë më parë, kërkoi në Gjykatën e Posaçme të Apelit, heqjen e sekuestros së vendosur nga SPAK.

Anija me qymyr mbërriti në Portin e Durrësit, nga Kolumbia ku ishte ngarkuar me dhjetëra ton qymyr, i cili ishte porositur nga një kompani e huaj e cila ndodhet në Shqipëri.

Anija e mallrave ishte nisur nga Barranquilla,Kolumbi dhe mbërriti në Durrës pas 20 ditësh lundrim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë