Drejtësia

SPAK kërkon për herë të dytë pushimin e çështjes për trafik droge ndaj babait të Arbër Çekajt

Gazeta Si – SPAK i është drejtuar për të dytën herë GJKKO-së me kërkesë për pushimin e çështjes së Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt, i dënuar me 14 vite burg për trafikun e 613 kg kokainë nga Ekuadori në Durrës.

Selim Çekaj dyshohet se kishte trafikuar drogë pasi në kompaninë e tij iu sekuestrua kokainë e ardhur nga Amerika Latine.

Mësohet se SPAK nuk ka gjetur prova për implikimin e Selim Çekajt në trafik të lëndëve narkotike, ndërsa vendimi për të do të jetet në datën 27 dhjetor.

Selim Çekaj u arrestua në prill të 2021, kohë kur policia i gjeti dhe sekuestroi atij ngarkesën prej 49 kilogramësh kokainë.

Fillimisht për të, gjykata vendosi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, ku qëndroi nga prilli deri në tetor 2021. Më pas me kërkesë të SPAK, togat e zeza caktuan “arrest në shtëpi” e më tej në “detyrim për paraqitje”.

Që prej arrestimit të tij, por edhe gjatë hetimit, 73-vjeçari, Selim Çekaj ka kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke pretenduar se nuk kishte asnjë lidhje me drogën.

Selim Çekaj është babai i Arbër Çekaj, ky i fundit i dënuar me 14 vite burgim për trafikun e 613 kg kokainë të kapur në Durrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë