Drejtësia

SPAK kërkon një vit burg për ish-kandidatin për deputet të LSI-së

Gazeta Si – SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg për ish-kandidatin për deputet të LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Etjon Joka.

Ai akuzohet për “korrupsion në zgjedhje”, pasi u filmua teksa jepte para në këmbim të shtitblerjes së votave.

Dënim me 1 vit burg u kërkua edhe për Elis Babon, personi që kishte kryer filmimin, i njëjti që pranoi para nga Joka.

Përmes avokatit, ish-kandidati për deputet deklaroi se gjithçka ka qenë e stisur nga kundërshtarët e tij politikë, si Alqi Bllako, ish-deputeti socialist i arrestuar për aferën e inceneratorëve.

I pandehuri tjetër, Elis Babo, nëpërmjet avokatit të tij pretendoi se e ka bërë filmimin për të denoncuar korrupsionin në zgjedhje, por edhe pse ishte në kushte të vështira ekonomike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë