Drejtësia

SPAK kërkon dënim me 700 mijë lekë gjobë për deputetin Bardh Spahia

Gazeta Si – SPAK ka kërkuar shpalljen fajtor të deputetit të PD, Bardh Spahia dhe dënimin e tij me gjobë 700 mijë lekë për shkak se nuk ka zbatuar një vendim gjykate për të rikthyer në punë një drejtor që më parë e kishte shkarkuar, gjatë kohës që ishte kryebashkiak i Shkodrës.

Në seancën në gjykatën e posaçme, prokurorja Dorina Bejko, Spahia nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës dhe ka konsumuar veprën penale “pengimin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor”.

Në prill të vitit 2025, ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, u mor i pandehur nga GJKKO, pas denoncimit të bërë pikërisht nga Mark Molla, nën dyshimet se ka penguar zbatimin e një vendimi gjyqësor në kohën kur ishte në detyrë. Vetë Spahia i ka mohuar akuzat dhe ka pretenduar se kallëzimi ndaj tij është bërë me porosi politike.

Bardh Spahia mori detyrën e kryetarit të Bashkisë Shkodër në mars të vitit 2022, pas fitores në zgjedhjet e pjesshme vendore të atëhershme, si kandidat i Komisionit të Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, Spahia fitoi një mandat deputeti në qarkun e Shkodrës në siglën e Partisë Demokratike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë