Gazeta Si – SPAK ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj të ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kapri, i akuzuar për shpërdorimim detyre i kryer në bashkëpunim. Por sipas SPAK, për shkak të gjykimit të shkurtuar, Kapri duhet dënuar me 1 vit heqje lirie.
Kapri u mor i pandehur, pasi akuzohet se me ndihmën e dy zyrtarëve të tij, lejoi përfundimin e punimeve të pezulluara të pallatit 12-katësh të shoqërisë “Gedi sh.p.k”, ku ai vetë ka qenë administrator.
Organi hetues thotë se pasi fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie, firmën e kaloi në emër të të vëllait. Sipas hetimeve, pallati që ishte 12-katësh në lagjen nr. 3 të Pogradecit, u bë dhe me 2 kate shtesë, pra 14 kate.
Të pandehur për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, janë marrë dhe juristi i bashkisë, Besjan Meço dhe Besmira Niko në cilësinë e Specialistes pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Pogradec.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.