Gazeta Si – SPAK ka kërkuar dënimin me 1 vit burg për akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”, për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla.
Mësohet se si dënim plotësues ndaj Memollës, u kërkua dhe heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.
Në seancën e radhës që do të mbahet në 10 janar, Memolla nëpërmjet avokatit të tij do të kundërshtojë akuzat dhe masën e dënimit të kërkuar.
Hetimet për kryebashkiakun nisën pas publikimit në media të një audio-përgjimi ku dëgjohet Edison Memolla, në atë kohë kandidat për Kryetar Bashkie në Rrogozhinë, teksa ndikon tek një elektriçist, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.
Për Prokurorinë e Posaçme e gjithë kjo bëhej me qëllim që qytetari të votonte në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 Mars 2022.
SPAK thotë se hetimet gjithashtu konfirmuan se Memolla komunikon premtonte punësime në Bashkinë Rrogozhinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




