Gazeta Si – SPAK kërkon një vit burg për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj për fshehjen e dënimit me 3 vite burg në Greqi.
Ismaili akuzohet se falsifikoi formularin e dekriminalizimit. Hetimet ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës filluan me denoncim nga Partia Demokratike, ndërkohë që Prokuroria e Përgjithshme ka arritur në përfundimin se i zgjedhuri vendor ka qenë i dënuar me tre vite burg në Greqi.
Këtë fakt, sipas Prokurorisë, Ismailaj nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
Gjykata pranoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar dy javë më parë. Greqia ka konfirmuar me letërporosi procedimin penal dhe dënimin e Ismailajt, ku rezulton se ai ka pasur dijeni për procedimin ndaj tij dhe ka firmosur dokumente në palën greke. Ndërkohë publikisht, Ismailaj ka deklaruar se s’ka patur dijeni dhe është proceduar në mungesë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.