Ka ndodhur

SPAK kërkoi rigjykim: Çështja e Fatmir Mediut kalon në Gjykatën e Posaçme

Gjykata e Posaçme merr në dorë çështjen e ish-ministrit e Mbrojtjes, Fatmir Mediut, sa i takon shpërthimit në Gërdec në vitin 2008.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Gjykatës së Lartë, ku thuhet se SPAK ka kërkuar rigjykim të cështjes për: Deklarimin e moskompetencës lëndore për shqyrtimin e kërkesës penale nr. 000-0001-2021 datë 05.05.2021. 2. Dërgimin e akteve Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Më herët prokuroria e përgjithshme rregjistroi procedimin penal nr.3 viti 2008 dhe ushtroi ndjekjen penale ndaj Fatmir Mediu në cilësinë e postit të ish-Ministrit të Mbrojtjes, si dhe ndaj shumë personave të tjerë. Në përfundim të hetimeve paraprake, në datën 13.03.2009, Prokuroria e Përgjithshme paraqiti në Gjykatën e Lartë kërkesë për gjykimin e çështjes penale nr.3 viti 2008. Në këtë hetim shtetasi Fatmir Mediu u akuzua për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”
Në datën 15.03.2008, në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në Tiranë, ku ushtronte aktivitetin e ç’militarizimit dhe ç’montimit të municioneve luftarake shoqëria “Albademil” sh.p.k., ndodhën një seri shpërthimesh masive të cilat shkaktuan vdekjen e 26 personave, plagosjen e rëndë të 27 personave, plagosjen e lehtë të 109 personave, dëmtime të parëndësishme për 67 persona, dhe dëmtime të tjera të paklasifikuara të 61 personave që janë trajtuar në spitale e qëndra shëndetësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë