Politike

SPAK iu drejtua Kuvendit për arrestimin e Bllakos, reagon PD: Rama të mos bllokojë kërkesën

Partia Demokratike reagoi përmes një njoftimi zyrtar ndaj urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK ndaj deputetit të PS-së, Alqi Bllako.   

”Sot Spak njoftoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit socialist Alqi Bllako.

Partia Demokratike i kërkon Edi Rames të mos bllokojë kurrësesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri.

Partia Demokratike shton se Alqi Bllako, i zhytur kokë e këmbe në këtë aferë, është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe padyshim i Edvin Ramës, përgjegjësia direkte e të cilëve në kuadrin e nje grupi te strukturuar kriminal, është tashmë e qartë si drita e diellit”, thuhet në njoftimin zyrtar të PD-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë