Drejtësia

SPAK i sekuestron 1 milion € pasuri në Shkodër të dënuarit për trafik droge në Danimarkë

Një pasuri me vlerë 1 milion euro, që dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikimit të drogës në Danimarkë, është sekuestruar këtë të hënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion. Mësohet se pasuria e sekuestruar është në pronësi të Astrit Beqirit nga Shkodra, i dënuar për trafik droge.

Bëhet fjalë për një aktivitet biznes pulari në Shkodër me vlerë 400 mijë €, një aktivitet biznes pulari në Shkodër  me vlerë 400 mijë €, 5 automjete të ndryshme me vlerë  173 500 €  dhe  8.6 milion lekë cash.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 14.2 vite burg Astrit Beqirin dhe Dhimitër Shkodranin, të cilët janë shpallur fajtor për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal.

Beqiraj dhe Shkodrani janë pjesë të një grupi kriminal, i cili ka trafikuar mbi 1650 kg kokainë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal, dërgoheshin në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku merreshin nga shtetasi Dhimitër Shkodrani. Ky i fundit më pas i dorëzonte tek shtetasi Astrit Beqiraj në Shkodër, i cili u arrestua më 26 qershor.

Astrit Beqiri është kunati i drejtuesit të grupit të strukturuar kriminal Jetmir Kastrati (i njohur në Danimarkë si Sokol Krasniqi), i arrestuar në Danimarkë.

Hetimi i mëtejshëm provoi se Astrit Beqiri, paratë e ardhura nga krimi kishte mundur t’i pastronte duke i investuar në biznes, siç ishte pularia “RENS 2015”, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, të sekuestruara.

Hetimet dhe arrestimi tyre ishte si pjesë e operacionit të gjerë të zhvilluar në 26 qershor 2019, ku mori pjesë dhe Europol dhe u zhvillua në disa vende të Europës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë