Drejtësia

SPAK e mori të pandehur për parcelat me kanabis, GJKKO pushon çështjen për kreun e Bashkisë së Libohovës

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen në ngarkim të krybashkiakut socialist të Libohovës, Leonard Hide, i cili ishte marrë i pandehur për shpërdorim detyre.

Mësohet se çështja u pushua me argumentin se nuk është vërtetuar se Hide ka kryer vepra penal, pasi SPAK e akuzonte se lejoi kultivimin e kanabisit në vitin 2021 gjatë kohësh kur shërbente si shef Krimesh.

Hide akuzohej për shpërdorim detyre në kohën kur mbante funksionin e Shefit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, lidhur me kultivimin e kanabisit. Asoskohe, hetimi u krye nga ish-Shërbimi për çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe Prokuroria Gjirokastër.

Operacioni për të cilin akuzohej Hide, nisi në datën 01.09.2021, ku ishin zbuluar disa plantacione droge me qindra bimë narkotike.

Më ndërhyrjen nga Tirana, u konstatua se disa kontrolle nga policia lokale ishin shmangur, ndërsa në rrugë informative mbërrinin të dhëna për bashkëpunim me policinë.

Pas detyrë si zyrtar policie, Hide mori mandatin e kryetarit të Bashkisë së Libohovës në zgjedhjet e 14 majit nën siglën e Partisë Socialiste.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë