Nga Gazeta ‘Si’- Anëtarët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, do të mblidhen sot në Kryesinë e Kuvendit për mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve dhe të Mandateve sa i takon kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
Mbledhja është njoftuar në orën 11:00.
Me anë të një shkrese, grupi parlamentar i PD-së i ka kërkuar mbledhje kryeparlamentarit Niko Peleshi, ndërsa nuk pati reagim nga ky i fundit.
Kujtojmë se anëtarët e PD-së kanë njoftuar mbledhjen e Këshillit disa herë, por pa arritur rezultate, pasi socialistët nuk kanë qenë të pranishëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




