Nga Gazeta ‘Si’- SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 21 të pandehur për një sërë veprash të rënda penale.
Të akuzuarit dyshohet se kanë vepruar si një organizatë kriminale që merrej kryesisht me trafik ndërkombëtar narkotikësh, përfshirë kokainë të sekuestruar në Ekuador, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Mes emrave janë ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu dhe ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni.
Hetimet e kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare e Hetimit dhe të drejtuara nga prokurorët e posaçëm kanë evidentuar një strukturë të organizuar kriminale me veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, e dyshuar për përfshirjen në tentativë vrasjeje, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të llojit kokainë si dhe raste të korrupsionit aktiv dhe pasiv në sistemin e drejtësisë dhe sektorin privat.
Të pandehurit janë:
Marjus Lulaj (alias Suel Çela)
Mario Çela
Klaus Matishi (alias Klaus Çopja, alias Kledjan Çopja)
Xhino Roka
Marsel Roka
Prekë Kodra
Ledio Zabeli
Sergej Hasanpapaj
Fuad Verzivolli
Bruno Hazizolli
Ado Xhika (alias Elkier Cerriku, alias Ado Cerriku)
Artan Hoxha
Pajtime Fetah
Metin Mehja
Skënder Sufaj
Marsel Shega (alias Bujar Shega)
Renato Hasani
Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka, alias Hajdar Sefa)
Blerina Beqiri
E.Q
Dedan Gjoni
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje