Drejtësia

SPAK dërgon për gjykim 3 të pandehur, pjesë e një grupi kriminal për trafik droge në Francë

Gazeta Si- Prokuroria e Posaçme dërguar për gjykim dosjen për kreun e grupit kriminal të trafikut të drogës në Francë, Zabit (alias Artur) Fisniku, si edhe për dy pjesëtarët e tjerë të bandës, Redian (alias Refik) Doda dhe Fabi Isaku.

Ata akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, të akuzuar për trafik droge në Francë, organizatë dhe grup të strukturuar kriminal.

Përveç të pandehurve, bashkëpunëtorët e tjerë të grupit janë proceduar dhe gjykuar në Francë, pasi kanë pasur rolin e ndihmësve.

“Gjatë periudhës gusht-dhjetor të vitit 2022, autoritetet franceze të drejtësisë kanë filluar një hetim në qarkun e Albertville, lidhur me veprimet e një grupi të organizuar kriminal, i cili është marrë me trafikun e drogës”, thuhet në dosje.

Ky grup ishte vendosur në Lion dhe furnizonte grupet e shitjes që ndodheshin në qarkun e Savojës. Juridiksioni i Lionit ka marrë përsipër dosjen dhe ka hapur një hetim gjyqësor, drejtimi i të cilit i është besuar Seksionit të Kërkimeve të Lionit.

SPAK sqaron se ‘nga hetimet e përbashkëta është bërë e mundur identifikimi dhe procedimi në Francë dhe në Shqipëri i 19 personave (shtetas shqiptarë dhe të huaj), të cilët ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal në fushën e narkotikëve’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë