Drejtësia

SPAK çon në gjyq 37 të pandehur, për grup kriminal dhe falsifikim dokumentesh

Gazeta Si – SPAK ka çuar për gjykim 37 persona, anëtarë të dy grupeve kriminale. Sipas njoftimit zyrtar, ata akuzohen për disa vepra penale, nga “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “falsifikim dokumentesh” e deri te “grup i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet, rezulton se nga viti 2022 deri në 2024-ën, kanë organizuar dhe ndihmuar kalimin e paligjshëm të kufijve detarë, ajrorë dhe tokësorë, kyesisht të shtetasve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

Mësohet se “baza” e veprimit të tyre ishte në një ambient në Tiranë, ku prodhonin dokumenta të tëra identifikimi si pasaporta të vendeve të Bashkimit Evropian.

Policia ka gjetur një sërë dokumentash false si dhe 37 vula të ndryshme, kryesisht të institucioneve shtetërore dhe private, shumat e parave 25 mijë euro, 20 mijë paund, sende me vlerë, kompjutera e printera që shërbenin për shitje dhe transferta të monedhave virtuale.

SPAK thot se të pandehurit, e njohin njëri-tjetrin dhe kanë qenë në dijeni për rolin e secilit.

Të pandehurit janë:

Bashkim Sulaj, Njazi Ademaj, Fitim Rama, Xhelal Krasniqi, Rrezart Domi, Ylli Brahimaj, Osman Luca, Artur Mici, Emiljan Marashi, Adrian Mema, Jugert Gashi, Maksim Domi, Arsen Caka, Gridi Elezi, Behar Rexha, Deila Qama, Arnold Shahu, Fatmir Stankova, Arben Rushiti, Ylli Çaushaj, Eriola Spaho, Murat Gjuniku, Bajram Xhaja, Bardhyl Imeri, Roland Islamaj, Amarildo Luca, Robert Gjika, Artid Shtylla, Leonard Lama, Xhelil Alla, Besnik Lumaj, Dritan Cena, Altin Neli, Redi Salaj, Behar Nuhiallari, Azem Canaj, Perlat Canaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë