Drejtësia

SPAK ankimon vendimin që shpalli të pafajshme anëtaren e KPK-së, Etleda Çiftja

Gazeta Si – SPAK ka apeluar vendimin e dhënë këtë 16 shtator nga Gjykata e Posaçme ndaj anëtares së KPK-së, Etleda Çiftja.

Ajo u shpall e pafajshme nga GJKKO për akuzat e falsifikimit dhe deklarimit të rremë të pasurisë. SPAK kërkoi dënim me dy vite shërbim prove për Çiftjen.

SPAK kërkon në apelin e GJKKO dënimin me një vit burg, konvertuar në shërbim prove për Çiftjen, pasi e akuzon për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë pasurie. 

Por GJKKO-ja e liroi nga të dyja akuzat anëtaren e KPK-së.

Ne vendimin përfundimtar të gjyqtarit Erion Bani pranohej fakti i kryerjes së veprimeve fiktive nga Çiftja, por, sipas gjykatës në ndryshimin e shifrës së vlerës së një sipërfaqe trualli, është bërë në marrëveshje mes palëve kontraktore.

Pas shpalljes së vendimit, Çiftja tha se kishte një vit që ishte nën presion të vazhdueshëm dhe qëllimi i sulmit nuk ishte ajo, por Vettingu. Tani duket që beteja ligjore do vijojë në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Etleda Çiftja është anëtarja e tretë e institucioneve të Vettingut që procedohet penalisht dhe u mor e pandehur nga SPAK.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë