Ka ndodhur

Sot, vonesa në kalimin drejt Greqisë nga ora 09:00 deri në 18:00

Gazeta Si – Prej orës 09:00 të kësaj të marte deri në orën 18:00, në pikat kufitare me Greqinë do të ketë vonesa dhe ndërprerje të punës.

Ndërprerjet do të jenë për shkak të punimeve në sistemin e përpunimit të të dhënave, me qëllim instalimin e sistemit të ri SIS.

Për këtë arsye, policia ka njoftuar qytetarët që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt shtetit fqinj nga ora 09:00 deri në orën 18:00 të së martës, që të mbajnë parasysh vonesat që mund të krijohen.

Nuk do të kenë pengesa për të kaluar vetëm shtetasit grekë dhe shtetasit që kanë leje qëndrimi në Greqi.

Për të mos krijuar radhë, pritje të gjata dhe konfuzion në pikat e kalimit kufitar, policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe të drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjet drejt pikave të kalimit kufitar me Greqinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë