Politike

Sot seancë plenare, diskutime për aktin normativ të buxhetit 2025 dhe ndryshimet e Kodit Penal

Sot Kuvendi do të mbajë seancë plenare ku në fokus janë akti normativ për buxhetin e vitit 2025 dhe ndryshimet në Kodin Penal.

Akti normativ nr. 11 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2024” i dhjetorit 2025 u miratua më 20 janar nga Komisioni i Ligjeve. Në të u kaluan 15 miliardë lekë në skemën e pensioneve, 2 miliardë lekë për bujqësinë, 1.8 miliardë lekë shtesë për shëndetësinë që do të përdoren për furnizimin e qendrave spitalore me barna dhe 1.2 miliardë lekë për detyrimet e papaguara të bashkive.

Ndërsa rishikimi i Kodit Penal dekrimininalizon shpifjen dhe parashikon mbrojtje për gazetarët duke dënuar ata që i kërcënojnë ose dhunojnë.

Në ndryshime përfshihet edhe ashpërsimi i dënimeve për ndërtimet e paligjshme, zjarrëvnie dhe parkimin dysh, ku për këtë të fundit parashikohet dënim me 1 vit burg në rast se bllokohen korsitë e emergjencës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë