Ka ndodhur

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët testohen për Gjuhën e Huaj

foto per maturen

Nga Gazeta Si – 33 mijë maturantë zhvillojnë sot provimin e parë të Maturës Shtetërore, atë të gjuhës së huaj.

Provimi nisi në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:30.

Do të jenë 7 mijë mësues administrues që do të kujdesen për të gjithë procesin e ditës së sotme të provimit të parë të Maturës Shtetërore.

Maturantët ishin udhëzuar që të paraqiten në ambientet e shkollave 90 minuta përpara nisjes së provimit të gjuhës së huaj për t’u bërë të gjitha kontrollet e nevojshme për heqjen e sendeve të ndaluara, e më pas ulja e tyre sipas planit të hartuar.

Provimi i radhës do të jetë ai i Gjuhës Shqipe më 11 Qershor, më pas i Matematikës dhe në fund provimi i lëndës me zgjedhje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë