Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD Sali Berisha ka komentuar takimin në Sheshin Skënderbej, që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot pasdite (20 shkurt) me administratën e Bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të Erion Veliajt.
Berisha e akuzoi Ramën për përdorimin e metodave anti-perëndimore dhe për organizimin sipas tij të një mitingu politik, që ai e cilëson si anti-miting për të mbrojtur interesat e tij.
Kreu demokrat tha se Rama “po mbledh Bashkinë në antimiting, në ditën e rrëzimit të shtatores së diktatorit”, ndërsa e cilësoi takimin si “krim shtetëror”.
“Problemi është i yni sepse ne kemi kukullën e Xhorxh Soros dhe të këtyre praktikave në Shqipëri, kemi Edi Ramën, i cili në vend se të kuptojë dhe të largohet menjëherë nga qeveria, të japë dorëheqjen, vazhdon me praktika antidemokratike, antishqiptare, antiperëndimore.
Sot thërret një anti-miting, mobilizon bashkinë pikërisht në përvjetorin e rrëzimit të shtatores së ish-diktatorit. Rama, që asokohe ia mbathi me autoblindë nga frika se mos sulmohej blloku, tani mbledh punonjësit e administratës, patronazhistët, të cilët do të regjistrohen emër për emër.
Pjesëmarrja në atë miting përbën krim, krim elektoral dhe shtetëror, sepse ai ju thërret ju vetëm për të mbrojtur monumentin e tij të korrupsionit dhe drogë. Imagjinoni ju, mendon se në këtë mënyrë do ta kapërcejë, por tani ai është damkosur”,tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




