Futboll

Sot përplasja Vllaznia-Partizani, 90 minuta të nxehta në ‘Loro Boriçi’

Kryendeshja e javës së 12-të të Abissnet Superiores zhvillohet sot në Shkodër. Vllaznia pret Partizanin në një 90-minutësh, që parashikohet mjaft i nxehtë, për rivalitetin dhe pretendimet e këtyre dy skuadrave.

llaznia është përpara me pikë dhe nuk do që të humbë kontaktet me Tiranën dhe Kukësin, që kryesojnë tabelën. Luan në “Loro Boriçi” dhe me mbështetjen e tifozëve shpreson që të marrë 3 pikët. Trajneri Bërdariç nuk ka sot të gatshëm sulmuesin kryesor, Ante Aralica, i ndëshkuar me karton të kuq ndaj Teutës.

Nga një ndeshje mes Vllaznisë deh Partizanit. Gazeta Si, 8 dhjetor 2021

Partizani në krahun tjetër vjen pas një serie të mirë ndeshjesh, dy fitore radhazi dhe 5 ndeshje pa humbje. Një ecuri që e ka afruar ekipin e kuq me vendet e sipërme, por sigurisht që nuk mjafton dhe duhen të tjera fitore për t’u futur në “vallen” e titullit. Në Shkodër do të jetë një provë e vërtetë force për skuadrën e trajnerit Ilir Daja.

Sot luhet edhe ndeshja mes Skënderbeut dhe Egnatias në Korçë. Në stolin e rrogozhinasve debuton trajneri Zekirija Ramadani. Renditjen e kryeson Tirana, me 27 pikë.

Sot
Vllaznia-Partizani
Skënderbeu-Egnatia
Të martën
Dinamo-Teuta 0-1
Tirana-Kastrioti 3-0
Të enjten
Kukësi-Laçi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë