Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se sot do të prezantohet paketa e zgjeruar ekonomike.
Nuk dihet se për çfarë ka lidhje paketa por në paketën e marsit u la jashtë biznesi i madh teksa në këtë paketë pritet përfshirja e punonjësve të tij.
Në fakt Rama ka thënë se do të kenë në paketën e zgjeruar një bonus lufte nga shteti që këta punonjës që prej krizës biznesi i madh i ka pezulluar apo larguar t’i mbajë të integruar.
Kjo paketë, siç ka bërë të ditur më herët vetë kreu i qeverisë, do të përfshijë edhe bizneset e vogla që nuk janë mbyllur, por kanë pasur dëme ekonomike si pasojë e kësaj situate (agjenci turistike, rrobaqepësi e mobileri të vogla, hidraulikë, elektriçistë, fizioterapi, kancelari, servise makinash e lavazhe të liçencuar). Do të përfshihet gjithashtu biznesi i madh, sektori turistik dhe fasoneritë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




