Mjedis

Sot kemi më pak shpendë ujorë

Në vendin tonë ka një tendencë rënieje të numrit të shpendëve ujorë. Këto të dhëna janë gjetur dhe raportuar nga Shoqëria Ornitologjike Shqiptare në kuadër të Censusit Ndërkombëtar të Shpendëve Ujorë.
Sipas të dhënave shifra e regjistruar më 2022 është më e ulët se mesatarja shumëvjeçare 1996-2022 prej afro 160 mijë individësh të shpendëve ujorë. Njëkohësisht, Megjithatë, analizat tregojnë gjithashtu se këto 10 vitet e fundit (2013-2022) duket sikur kemi një stabilizim të shifrave të regjistruara.

Sipas të dhënave të paraqitura nga shoqëria e orintologjike, 138,495 individë të shpendëve ujorë, 61 specie të ndryshme të shpendëve ujorë dhe 33 ligatina(një ekosistem, toka e të cilit shfaqet e përmbytur përgjithmonë ose periodikisht me ujë).
Nga censusi ka rezultuar se numri më i lartë i shpendëve ujorë u regjistrua në Liqenin e Shkodrës ndërsa numri më i lartë i specieve u shënua, si gjithmonë, në Divjakë-Karavasta.

Censusi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë(CNSHU) në Shqipëri, kryhet që prej vitit 1993 dhe që prej asaj kohe është ndërmarrë thuajse çdo vit duke u kthyer në programin më afat-gjatë të monitorimit të faunës së egër në Shqipëri. Ky program ofron të dhëna të vlefshme për të kuptuar trendin e specieve të shpendëve dhe zonave në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë