Futboll

Sot java e 14 e Superiores, vëmendja te Skënderbeu-Partizani

Pas dy ndeshjeve të ditës se djeshme, sot do të luhen tre ndeshjet e fundit të javës së 14 në Kategorinë Superiore. Në kryeqytet, Tirana do të presë Kastriotin. Bardhebluve nuk iu lejohen më hapat fals pas pesë barazimeve radhazi, teksa në këtë takim kanë të gatshëm edhe afrimin e  janarit, Taulant Seferi.

Një tjetër ndeshje interesante pritet të jetë ajo e Korçës mes Skënderbeut dhe Partizanit. Të kuqtë, pas barazimit me Apoloninë, duhet të reagojnë dhe të përballojnë temperaturat e ulëta në stadiumin e Skënderbeut. Sot do të shikohet nëse në stadium do të mund të luhet ndeshja e parashikuar për në orën 13:45. Klubi korçar dhe FSHF po e monitoron me kujdes situatën dhe në rast se sot gjendja e fushës nuk do të jetë normale për të luajtur, atëherë takimi pritet të luhet 24 orë më pas.

Apolonia e italianit Camarata pas barazimit ndaj Partizanit do të provojë të bëjë një tjetër mrekulli ndaj Laçit në shtëpi. Presionin e kanë kurbinasit, prej objektivave që kanë dhe sigurisht nuk mund t’ia lejojnë vetes një hap fals që përkthehet me një rritje të diferencës me Vllazninë.

Ndeshjet:

13:45 Tirana-Kastrioti

13:45 Apolonia-Laçi

13:45 Skënderbeu-Partizani


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë