Gazeta Si – Kjo e diel e 3 prillit është dita pa makina, jo vetëm në Tiranë, por në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë, ku do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve. Pak ditë më parë, qeveria mori vendim që e diela e parë e çdo muaji do të jetë ditë pa makina.
Nisma do të shtrihet në të gjithë vendin dhe synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të shmangur të paktën për një ditë në muaj përdorimin e automjeteve të tyre.
Kjo është edhe një mundësi, të paktën për një ditë, për të lehtësuar mjedisin nga ndotja e gazrave të çliruar, por edhe për të kursyer naftë, në një kohë kur çmimi është rritur si pasojë e luftës në Ukrainë.
Ditën e sotme do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në Tiranë në këto segmente:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Blv. Zhan D’Ark. Blv.Bajram Curri dhc George.Ë.Bush.
Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.
Berat
Do te mbyllet aksi rrethrrotullim “Ypsiloni”-rrethrrotullim “Ura e Gorices” dhe “Shetitorja Osumi”.
Pedonalja e qytetit do te mbushet me aktivitete sportive (nese sdo te kemi probleme me motin).
Fier
Në këto ditë, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, disa prej rrugëve kryesore të qytetit do të kenë kufizim të qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës (ambulancë, zjarrfikëse, Polici e Shtetit).
Rrugët ku do të aplikohet ky kufizim janë;
• Rruga “Kastriot Muço” – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.
• Rruga “Rauf Nallbani” – nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në kryqëzimin me rrugën “Jakov Milaj”
• Bulevardi “Ramiz Aranitasi” – nga kryqëzimi me Rrugën “Vasil Peçuke” deri te Sheshi Europa.
• Bulevardi “Jakov Xoxa” – nga Sheshi Europa deri në rrethrrotullimin e Sharrës
• Rruga Dervish Hekali – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.
Durrës
Bulevardi Dyrrah-rruga Grigor DurrsakuRruga Aleksandër Goga duke filluar nga muzeu i Dëshmorëve-Sheshi, Iliria-Bulevardi Epidam deri te Torra Veneciane.
Korçë
Qarkullimi i automjeteve do të ndalohet në Blv.”Republika” dhe Blv.”Rilindasit” që prej orës 09:00-19:00.
Lezhë
Bulevardi “Gjergj Fishta” nga varrezat e dëshmorëve deri në rrethrrotullimin e sheshit”Besëlidhja”;
Rruga “Luigj Gurakuqi”, nga Xhamia deri në Kryqëzimin kryesor në qytetin Lezhë.
Dibër
Rrugët e brendshme të qytetit të Peshkopisë do të kufizohen për lëvizjen e automjeteve private nga ora 8:00-16:00
Lushnjë
Shëtitorja “Kongresi” nga Banka Raiffeisen deri te “Sheshi i Qytetarëve”
Rruga “Misto Mame” nga Gjimnazi “18 tetori” deri tek kryqëzimi “Labëria”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



