Ngjarje

Sot Dita e Verës/ Ballokume, verore dhe festime në disa qytete

Qytetet janë sot, 14 mars, janë në atmosferë festive për Ditën e Verës. Mes ballokumeve, veroreve dhe festës, qytetarët kanë dalë në sheshe për të festuar.

Që në kohët antike, tempulli i 14 Marsit, Festa e Ditës së Verës, ka qenë në qytetin e Elbasanit. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit dhe veçanërisht në Tiranë.

Për shkak të aktiviteteve që po zhvillohen në kryeqytet, qarkullimi i mjeteve është kufizuar në disa rrugë kryesore.

Sipas planit të masave, nga mbrëmja e 13 marsit, ora 22:00, deri sot në orën 18:00, është kufizuar qarkullimi përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga ish-Hotel Dajti, për të vijuar më pas në kryqëzimin e rrugës “Ismail Qemali”, kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi” dhe deri në fillim të sheshit “Nënë Tereza”.

Të parët, tregojnë se një natë para ditës së Verës, njerëzit mblidheshin më shpejt në shtëpitë e tyre, për të festuar së bashku me të afërmit, epilogun e kësaj feste.

Zgjimi bëhej në të gdhirë dhe të moshuarit herët në mëngjes hapnin derën e shtëpisë për bujari, merrnin shtamën për ta mbushur me ujë të freskët dhe sillnin në shtëpi një plis bari të gjelbëruar, ndërkohë që fëmijët vendosnin veroret.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë