Futboll

Sot derbi i parë sezonal, Dinamo-Partizani rikthehet pas 11 vitesh në Superiore

Për herë të fundit, Dinamo dhe Partizani, dy nga skuadrat më të mëdha të futbollit shqiptar, janë ndeshur në Kategorinë e Parë, për shkak të problematikave që kanë kaluar. Derbi i fundit në Superiore mes tyre i takon vitit 2009, më pas Partizani ra në kategoritë inferiore, ashtu si Dinamo pas sezonit 2011-2012.

Sot, në orën 19:45, këto dy skuadra ritakohen në derbin e parë sezonal, që nuk zhvillohet në kryeqytet, por në “Elbasan Arena”. Është ndeshja e parë e javës së katërt të Abissnet Superiores, pas së cilës kampionati ndërpritet për shkak të dy sfidave të Kombëtares me Hungarinë dhe Poloninë.

Partizani feston një gol. Gazeta Si, 1 tetor 2021

Dinamo vjen në derbi në një pozicion më komod, me 5 pikë pas 3 ndeshjeve të para. Mungesa e pikëve vë në presion Partizanin, që ka vetëm 2 barazime dhe 1 humbje deri tani. Megjithatë, derbit janë gjithmonë të paparashikueshëm dhe mund të përmbysin çdo situatë. Të kuqtë nuk kanë çfarë humbin dhe do të jenë më kërkues në këtë 90-minutësh.

Trajnerët Bledi Shkëmbi dhe Ilir Daja e kanë të plotë grupin e futbollistëve dhe mund të bëjnë zgjedhjet më të mira. Problemi kryesor i Dinamos dhe Partizanit, por edhe gjithë skuadrave të Superiores, është sulmi. Golat në këto 3 javë të para kanë qenë të paktë. Dinamo ka shënuar vetëm 3 gola deri tani, kurse Partizani 2 gola.

Java e 4-t vazhdon të shtunën dhe të dielën me ndeshjet Egnatia-Kastrioti, Skënderbeu-Vlalznia, Tirana-Laçi dhe Kukësi-Teuta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë