Kosova

Sorensen: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i rëndësishëm

Nga Gazeta ‘Si’- I dërguari special i BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, tha se i dëgjoi me kujdes bashkëbiseduesit e tij në Serbi, duke theksuar se normalizimi i marrëdhënieve është i rëndësishëm.

Sorensen ka shkruar në platformën “X”, se kishte zhvilluar bisedime përgatitore në Beograd për takimet e ardhshme si pjesë e dialogut.

“Pas vizitës sime në Prishtinë në fillim të gushtit, isha në Beograd për bisedime përgatitore për takimet e ardhshme në kuadër të dialogut. I dëgjova me kujdes bashkëbiseduesit e mi dhe theksova rëndësinë e normalizimit për hir të njerëzve në terren”, ka shkruar Sorenseni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë