Nga Gazeta ‘Si’- Aleanca euroatlantike ka përshëndetur vendimin për caktimin e diplomatit Peter Sorensen si Përfaqësues i ri Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, detyrë në të cilën ai do të zëvendësojë Miroslav Lajçak.
Në faqen zyrtare të NATO, shkruhet se aleanca do të punojë ngushtë me Sorensen për të ruajtur stabilitetin në rajonin e Ballkanit.
“NATO mezi pret të punojë ngushtë me Peter Sorensen si Përfaqësues i ri Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Vazhdimi i bashkëpunimit NATO-BE është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.