Futboll

Mbyllet ndeshja/ Shqipëria humbet në shtëpi me rezultatin 0-1 përballë Gjeorgjisë (foto-video)

Shqipëria ka humbur në Air Albania përballë Gjeorgjisë me rezultatin 0-1, e vlefshme për Ligën e Kombeve, në Grupin B1.

Në pjesën e dytë, miqtë provuan disa herë, ndërsa arritën të kalonin në avantazh falë Kochorashvili në minutën e 71’.

Kuqezinjtë tentuan disa herë të rikthenin baraspeshën, por pa rezultat.

Pas këtij rezultati, Shqipëria qëndron në kuotën e tre pikëve në Grupin B1, ndërsa Gjeorgjia ruan vendin e parë me 6 pikë në dy ndeshje.

Me te zjarrtit ishin sigurisht tifozet. Prej orës 16:00 në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë, qindra tifozë të Kombëtares u mblodhen në pritje të nisjes së duelit mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë.

Me flakadanë dhe këngë patriotike, tifozët kanë ndezur dhe skuqur kryeqytetin.

E njejta atmosfere edhe ne Air Albania ne mbremje.

Trajneri Sylvinho nuk preferor ndryshime në 11-shen e tij, duke hedhur në fushë të njëjtët lojtarë që sollën fitoren në Pragë tre ditë më parë.

FORMACIONi ZYRTARE:

1- Strakosha
2- Hysaj (C)
3- Ismajli
4- Kumbulla
5- Ramadani
6- Mario Mitaj
7- Hoxha
8- Asllani
9- Manaj
10- N. Bajrami
11- Asani


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë