Muzike

Sonte nata e parë e Eurovision 2025, ‘Shkodra Elektronike’ performon e 12-ta

Sonte në orën 21:00 mbahet nata e parë gjysmëfinale e festivalit europian, “Eurovision Song Contest 2025”. Këtë vit edicioni i 69-të do të zhvillohet në Bazel të Zvicrës.

Një total prej 15 vendesh do të ngjiten në skenë në mbrëmje, por vetëm 10 prej tyre do të kualifikohen për Finalen e Madhe të shtunën (17 maj), ku do të kurorëzohet fituesi i Eurovision 2025 .

‘Shkodra Elektronike’ do ta përfaqësojë Shqipërinë këtë vit me këngën “Zjerm” dhe do të performojë sonte e 12-ta në renditje.

Gjysmëfinalja e dytë do të zhvillohet më 15 maj ndërsa do të performojnë 16 shtete.

Kujtojmë se Zvicra triumfoi në edicionin e 68-të të Festivalit me këngëtarin Nemo me këngën e tij “The Code”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë