Industria e mirëqenies ndoshta do të vazhdojë të rritet në 2024, siç bëri në 2023, veçanërisht me ndihmën e të rinjve.
Në një sondazh të ri nga Worth Global Style Network, të rinjtë u pyetën për temat dhe çështjet që do u japin rëndësi në vitin që po vjen.
Rreth 5,000 pjesëmarrës iu përgjigjën sondazhit në të gjithë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Indinë, Korenë e Jugut dhe Brazilin, sipas Meta.
Kur u pyetën se cilat do të ishin tre prioritetet e tyre kryesore për stilin e jetës në vitin 2024, te rinjtë thanë se të qëndruarit të shëndetshme ishte prioriteti i tyre më i madh, duke përfshirë stërvitjen dhe ngrënien e vakteve të shëndetshme.
Në vend të dytë është fillimi i një karriere, eksplorimi se çfarë duan të bëjnë në jetë dhe të fillojnë ta bëjnë atë.
Dhe në vend të tretë ishte udhëtimi.
Të rinjtë u shprehën se duan shumë të udhëtojnë në vitin që vjen.
Kur u pyetën se si duan ta mbyllin vitin e ardhshëm, ndër përgjigjet më të shpeshta ishin: “Të plotësuar, me fat dhe duke dashur veten”.
Sipërmarrja po duket gjithashtu më tërheqëse për të rinjtë, me 1 në 3 që vëren vetëpunësimin si mënyrën më të mirë për t’u bërë i pasur.
Pavarësisht nëse është duke përmirësuar shëndetin e tyre, duke provuar gjëra të reja në punë ose thjesht duke pasur më shumë fat, të rinjtë duan që mirëqenia të jetë në qendër të vëmendjes së tyre në 2024.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




