Kosova

Sondazhi / Më 14 shkurt s’ka garë! 48.5% e kosovarëve duan Kurtin Kryeministër

Kur njoftoi marrëveshjen e koalicionit me Vjosa Osmanin, Albin Kurti tha se më 14 shkurt nuk ka garë për vendin e parë dhe se PDK-LDK po garojnë bashkë për vendin e dytë dhe…sondazhet i japin të drejtë.

PIPOS publikoi sondazhin e fundit, sipas të cilit rreth gjysma e të anketuarve kanë si preferencë të parë për Kryeministër kreu e Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas sondazhit të publikuar në Klan Kosova, Albin Kurti u mbështet nga 48.5 për qind e të anketuarve me diferencë të thellë nga dy rivalët e PDK-së dhe LDK-së.

Përkatësisht, Enver Hoxhaj i PDK-së u mbështet nga 19.5 për qind e të anketuarve dhe Kryeministri në Detyrë dhe kandidati i LDK-së nga vetëm 15.4 për qind. Vetëm 4.1 për qind mbështesin Vjosa Osmanin për Kryeministre, megjithëse ajo mori 18.6 për qind si preferencë e dytë, pavarësisht se nuk kandidon për këtë post, por sipas marrëveshjes paraprake që ka me Kurtin do të zgjidhet Presidente e Kosovës pas 14 shkurtit.

5.9 për qind e të pyeturve zgjodhën një kandidat tjetër, ndërsa 6.6 për qind refuzuan të përgjigjen.

Pavarësisht se ambicia e Kurtit dhe Osmanit është që të sigurojnë deri në 81 mandate, aq sa i duhen për të zgjedhur Presidentin, rezultatet e këtij sondazhi, ku kanë marrë pjesë 3 mijë qytetarë të Kosovës, të panjohur të vetme për zgjedhjet e 14 shkurtit lënë nëse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do të sigurojnë 61 mandatet e shumicës që i duhen për të formimin e Qeverisë së re, apo do të kenë nevojë për koalicion?


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë