Ne rrjet

Sondazhet / A po ezaurohet ‘vala’ e Kamala Harris?

NJU JORK – Në korrik, kur zëvendëspresidentja Kamala Harris mori detyrën nga Joe Biden në garën për Shtëpinë e Bardhë, askush nuk ishte në dijeni të dobësive të saj: një fushatë e dështuar në zgjedhjet paraprake të 2020; (siç ndodh shpesh) pak u fol për të, dhe atëherë kur u fol ishte në mënyrë negative, për shkak të intervistave jo bindëse për emigracionin apo tendencës së stafit të saj për ta braktisur. Amerikanët e kanë rishpikur atë si kandidate, por entuziazmi i krijuar nga lehtësimi në zëvendësimin e Biden dhe ndjenja e të qenit në gjendje të mposhtni Trumpin tani tregon disa kufij.

Javët e fundit ishte e qartë se “vala” e Kamala Harris, e ashtuquajtura “goditje e konventës” e regjistruar në sondazhe menjëherë pas konventës së Demokratëve ishte e lehtë dhe të dhënat ishin shoqëruar me një mijë konkluzione mbi aftësinë ose ndryshe për të mbajtur avantazhin.

Harris është rritur midis disa grupeve si gratë, të rinjtë dhe pakicat që Biden po i humbiste, por me latinët, për shembull, ajo ka mbetur prapa fushatave tradicionale demokratike. Tani një sondazh kombëtar nga New York Times/Siena College ka reduktuar bollëkun e demokratëve sepse është i pari në rreth një muaj që e vendos Trumpin në krye: me 48% kundrejt 47% (dhe me dy pikë nëse marrim parasysh kandidatët e pavarur). Është vetëm një sondazh – sondazhi mesatar ende e ka Harrisin përpara me 1-3 pikë – por është shumë i respektuar.

“Për mua rezultati është paksa befasues,” tha Nejt Kon, një anketues për New York Times, “ndonëse nuk është e vështirë të shpjegohet se ka një rënie pas një muaji emocionues që kulmoi në kongresin e gushtit.” Fushata e Harris thotë se nuk është e befasuar. “Trump do të marrë 46-48% të votave, ai nuk do të bjerë në 42 apo 44%,” tha David Plouffe, strategu i Harris (më përpara i Obamës). “Mos u frikësoni”, komenton strategu demokrat Dan Pfeiffer: “Mesazhi nga të gjitha sondazhet është se sfida do të jetë shumë e ngushtë”. Dhe Steven Shepherd nga uebsajti Politico: “Vrulli i Harris është ndalur, por nuk është kthyer mbrapsht: ajo ende po fiton popullaritet dhe votuesit demokratë janë ende shumë më të motivuar sesa kur kandidat ishte Biden”

Përtej distancës mes dy rivalëve, e cila është brenda marzhit të gabimit, problemet kryesore të Harris janë dy. Së pari: 28% e votuesve thonë se duhet të dinë më shumë për kandidatin (vetëm 9% thonë të njëjtën gjë për Trump). Cohn, sheh në të prova se përpjekja e Harris për të kandiduar “si një kandidate e përgjithshme demokrate, në mungesë të një platforme të saktë” mbart rrezikun e përcaktimit nga kundërshtari i saj: “Ajo po heq dorë nga mundësia për të përcaktuar veten në sy të publikut”.

Dy të tretat e atyre që dëshirojnë të dinë më shumë kërkojnë më shumë informacion mbi pozicionet e saj politike. Për më tepër, pothuajse gjysma thonë se është “shumë larg majtas”, akuza kryesore e ngritur nga Trump. Dhe dy të tretat e të pyeturve besojnë se është pjesërisht përgjegjëse për problemet në kufirin me Meksikën, një linjë tjetër sulmi nga rivali. Trump në anën tjetër ka shumë dobësi: aborti, Projekti 2025, sulmet ndaj demokracisë. Megjithatë, vetëm 55% në sondazh thonë se zgjedhja e tij është më e rrezikshme sesa zgjedhja e Harris (52% mendojnë se ajo është më e rrezikshme).

Problemi i dytë i kandidatit është se në një zgjedhje shkohet me “ndryshimin”  (60% e të pyeturve duan të kalojnë nga Biden), ndërkohë është Trump ai që perceptohet si kandidati i ndryshimit (nga 53%). Vetëm 25% thonë se Harris përfaqëson ndryshimin, ndërsa 55% shohin tek ajo “më shumë e njëjta gjë” (një përsëritje e së shkuarës), një slogan i dhënë John McCain nga Obama në 2008.

Larry Jacobs, një studiues politik në Universitetin e Minesotës, vëren se “Harris dëshiron të marrë kredi për përmirësimet në ekonomi dhe punësim, por jo të fajësohet për zhgënjimin me inflacionin. Ajo pretendon mantelin e ndryshimit, por është e çuditshme sepse zakonisht i bie opozitës, jo partisë në pushtet”. Whit Ayres, një konsulente politike, kundërshton se si një grua me origjinë xhamajkane dhe indiane “ajo e mishëron ndryshimin edhe nëse nuk e thekson në mënyrë eksplicite”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë