Shendet

Socialistët kërkojnë ashpërsim të masave për duhanin: Ndal reklamave në media. Përgjegjëse kompanitë! Cigaret elektronike me akcizë

Nga Gazeta 'SI' - Projektligji i propozuar nga deputetë socialistë Erion Braçe dhe Etilda Gjonaj për mbrojtjen nga duhani, u prezantua sot tek komisioni i Shëndetësisë.

Një pikë e rëndësishme e këtij drafti është kufizimi i marketimit të produkteve me tym, ku Gjonaj theksoi detyrimin e vendosjes së tabelave për shitjen e duhanit dhe cigareve elektrike nën 18-vjeç, ndalimin e shitjeve në ambientet pranë shkollave e spitaleve dhe ndalimin e reklamave nëpër media.

“Ne prezantojmë disa masa ndaj cigareve që konsiderohen produkte duhani për tym me duhan apo pa duhan, si edhe duhanin e përtypshëm të konsideruar në disa vende si snus. BE e ka ndaluar tërësisht, duke i lënë një rezervë ligjore dy tre shtetet që e kanë traditë përdorimin e snuseve shumë më herët, si Suedi apo vend tjetër nordik. Ndalimi dhe shitja dhe kategoria tjetër i ofrimit falas. Kemi fenomene kur jepet falas një cigare elektronike fëmijët, për fëmijët nën moshën 18 vjeç. Detyrimin që kanë pikat e shitjes për të vendosur tabelën ndalohet shitja jo vetëm e duhanit, por edhe cigareve elektronike për personat nën 18 vjeç. Ndalimi i shitjes së cigareve elektronike në vendet publike, arsimore, shëndetësore, sportive, që janë vende që frekuentohen nga fëmijë nën moshën 18 vjeç. Ndalimi i reklamimit dhe promovimit nëpërmjet medias së shkruar, tradicionale, radiofonike. Siç ndalohet çdo lloj forme reklamimi përfshirë promocionin indirekt”, tha deputetja Gjonaj.

Për deputetin Erion Braçe, përgjegjësia nuk mbetet tek shitësit apo institucionet, por kalon tek distributorët dhe kompanitë e duhanit.

Ai shtoi se ligji duhet të rishihet, pasi edhe pse është ndaluar pirja e duhanit në ambjentet e brendshme, konsumimi ndodh në hapësira me xham dhe plastmas.

Nga ana tjetër deputeti Braçe, vuri rëndësinë tek përfshirja e aktorëve të tjerë në parandalimin e duhanit, jo vetëm tek inspektorët. Ka ardhur kohë ta rishihet ligji sipas Braçes dhe pse jo të jenë përgjegjës jo më dyqanxhinjtë por kompanitë që tregtojnë duhani si në vende të tjera.

“Duhet përfshirë aktorë të tjerë. Pjesë të një beteje të shoqëri. Në vendet Skandinave po shkohet në ndalimin e duhanit në shtëpi. Edhe emisionet në Shqipëri janë si ndalohet në shtëpi. Është shoqëria që reagon. Kjo është e para. Po e ndalojnë në dhoma hotelesh. Pirja e duhani shkon në 200 euro gjobë. Distributorët duhet të mbajnë përgjegjësi. Për të përfshirë aktorë të tjerë përveç inspektoriatit që është i korruptueshëm përfshirja e aktorëve të tjerë, parimi i 2 syve 3 syve, 4 syve, po flas për një plan. Pas kaq vitesh ia kemi dalë që në hapësirat e brendshme të mos pihet duhan.

Ama ka një dhomë më mur, me xham, me plastmas ku pihet duhan. Ka ardhur koha të rishihet ligji. Duhet përfshirë më shumë se një inspektor, që kanë lidhje me shëndetin publik, jo vetëm inspektorë. Duhen gjetur aktorë të tjerë që janë interesuar për shëndetin. Kompanitë e tregtimit të duhanit duhen mbajnë përgjegjësi si kompanitë e alkoolit. Përgjegjësinë nuk ka pse ta mbajë dyqanxhiu. Kompanitë duhet të mbajnë përgjegjësi. Nëpër gjyqe jashtë nuk del dyqanxhiu, jo del Philip Morris dhe mban përgjegjësi për dëmin që i shkakton shëndetit. Të përfshijmë aktorë më shumë se një inspektor”, argumentoi deputeti socialist.

Braçe shtoi se cigaret elektronike parashikohen të jenë po ashtu objekt i akcizës dhe taksave të tjera, njësoj si duhani tradicional.

Me propozimin u shpreh dakord edhe deputeti i PL-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i cili ftoi të gjithë deputetët të votojnë pro projektligjit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë