Nga Gazeta ‘SI’ – Partia Socialiste i ka kërkuar marrjen e masave KQZ-së, përmes një ankese ku evidenton problematika të hasura gjatë procesit të votimit të diasporës.
Në një ankesë drejtuar Komisionit, socialistët thonë se kompania që është kontraktuar për transportin e fletëve të votimit nuk ka respektuar protokollet, nuk ka pranuar të marrë zarfe kthimi dhe ka dërguar zarfe pa fletën e votimit.
“Mosrespektimi i protokolleve të njoftimit nga DHL përmes emailit dhe SMS-ve, sidomos në Greqi dhe Itali.
Vështirësi në komunikim me DHL, ku kontaktet nuk përgjigjen ose shfaqen si “call failed”.
Refuzim i marrjes së zarfeve të kthimit nga DHL, sidomos në Greqi, dhe raste kur qytetarëve u kërkohet ta dorëzojnë fizikisht në pikën postare.
Kërkesa për pagesë për kthimin e zarfeve nga ana e DHL.
Fletë votimi mungojnë në zarf, me raste konkrete në SHBA, Itali, Angli dhe Greqi.
Shpërndarje e pabarabartë e zarfeve brenda të njëjtës familje.
Mesazhe për adresë të pasaktë, pavarësisht konfirmimit të saj nga zgjedhësit.
Dërgesa pa paralajmërim nga korrierët, që rezulton në kthimin e zarfeve pa dijeni të votuesve.
Mosnjohje e bar kodeve nga DHL në disa raste, sidomos në Brescia, Itali”, thuhet në letrën e dërguar nga Sekretari për Organizimin dhe Çështjet Zgjedhore, Damian Gjiknuri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.