Ekonomi

S’ndryshon norma e interesit, Sejko: Për euron, po konsiderojmë përshpejtimin e blerjeve të valutës

Nga Gazeta ‘SI’ – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko njoftoi sot se politika monetare nuk do të ndryshojë as këtë muaj, ndonëse presionet e inflacionit të brendshëm janë ende të larta.

Sejko tha gjatë fjalës së tij se Këshilli Mbikëqyrës është i gatshëm të rrisë përsëri normën nëse inflacioni bëhet përsëri një kërcënim për ekonominë.

Lidhur me zhvlerësimin e euros, guvernatori tha se forcimi i lekut llogaritet në 12% ndaj euros, e cila është zhvlerësuar nga rritja e flukseve të jashtme që vijnë nga turizmi, investimet dhe tregtinë. Ai mohoi përsëri mundësinë e ndërhyrjes së BSH-së në tregun e kursit të këmbimit, por tha se po konsiderohet përshpejtimi i blerjes së valutës gjatë vitit në funksion të rezervës valutore.

Guvernatori po ashtu përmendi se ndonëse ekonomia ka pasur ecuri pozitive, një ngadalësim ka ardhur si pasojë e rritjes së importeve dhe rënies së eksporteve në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë