Nga Gazeta ‘SI’- Pas skandaleve të shumta në një kohë të shkurtër mbi sigurinë ushqimore në Shqipëri, një tjetër është njoftuar së fundmi.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duke iu referuar sistemit europian të njoftimit mbi ushqimin RASFF, njofton se në tregun tonë është shitur sheqer palmë i kontaminuar me praninë e alergenit dioksid squfuri mbi nivelin maksimal të lejuar.
Produkti bëhet me dije se tregohet me emrin Palmsugar slices TD bg 200g.
Sipas njoftimit produkti është prodhuar në Tajlandë. Në Shqipëri ka ardhur pasi është importuar nga Holanda nga një kompani emri i të cilës nuk bëhet i ditur nga AKU. E gjithë sasia e sheqerit prej 24 kg është shitur.
“Me marrjen e njoftimit nga sistemi RASFF me datë 10.04.2025, AKU ka kryer verifikimet në terren, nga ku ka rezultuar se produkti me origjinë nga Tajlanda, është importuar nga Holanda me datë 22.12.2024 në sasinë 24kg. Nga verifikimi i gjurmueshmërisë rezulton se subjekti nuk e kishte gjendje këtë produkt. AKU ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare nga AKU.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.