Kryeministri Edi Rama po merr pjesë sot në Konferencën Jubilare të 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri.
Në fjalën e tij, Rama tha se nuk mund ta akuzojë njeri që po bën diçka në favor të një pale pasi “bektashinjtë nuk janë pale, rruga e mundimshme e bektashinjve shqiptarë është unikale, toleranca dhe uniteti që mishërohet një fjalët e poetit tonë kombëtar, nuk mundem në mes tyre por edhe në gjithë njerëzinë bektashinjtë janë vëllezër në shpirt. Ka ndikuar në identitetin kombëtar, mësimin e gjuhës shqipe, jo në mënyrë ekskluzive por krah për krah me Komunitetin Mysliman dhe përfaqësues legjendarë të komunitetit ortodoks apo katolik. Nuk është sekt fetar, por dritë udhëzuese që shkon përtej kufijve të besimit, duke ofruar një mesazh dashurie, dhembshurie dhe largpamësie, bektashizmi ka edhe atdheadashurinë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.