Ka ndodhur

‘S’mban më ujë pilafi’, rikthehet protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në Tiranë

Qytetarët në Tiranë janë rikthyer përsëri në protestën kundër rritjes së çmimit të naftës, të mërkurën e 15 qershorit, dy muaj pasi ndaluan protestat e para gjatë marsit.

Këtë herë me sloganin “S’mban më ujë pilafi”,në orën 18:00 qytetarët do të marshojnë drejt Kryeministrisë, si kundërshtim për çmimin e lartë të naftës, me vendim Bordi që vendosi tregtimin me pakicë, 258 lekë/litër. 10 lekë më pak nga çmimi i muajit mars, që nisi protestat.

Thirrja e parë për protestën ishte nga Organizata Politike dhe më pas nga aktivistë të tjerë, të njohur për veprimtarinë e tyre në protesta dhe grupime të tjera.

Herën  e fundit, në mars të këtij viti, këto protesta me të njëjtin qëllim vazhduan me ditë dhe bënë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Por krijimi i Bordit të Transparencës dhe vendimet për uljen e çmimit të naftës në treg, i zbuti protestuesit dhe protestat ndalën, për t’u rikthyer përsëri në mesin e muajit qershor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë